Skuadra e Galatasarayt pësoi humbje ndaj Besiktasit me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Turqisë.
Milot Rashica bëri një reagim në rrjetet sociale, duke treguar se skuadra e tij gaboi në pjesën e dytë në pozicionimin e lojtarëve.
“Derbin e nisëm shumë mirë. Patem mundësitë tona. Kemi pasur gabime në pozicion në pjesën e dytë. Synimi ynë është i njëjtë, do vazhdojmë rrugën drejt titullit”, tha Rashica pas ndeshjes.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës bëri asist në golin e vetëm të shënuar nga Galatasaray me anë të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi.