Sulmuesi Milot Rashica është afër të largohet nga Besiktas shkaku i minutazhës së ulët.
Ylli kosovar raportohet se do të mbetet në Superligën e Turqisë, me skuadrën e Trabzonsporit që ka shprehur interesim.
Sipas mediave turke, Rashica është një ndër lojtarët që Besiktasi ia ka treguar “derën” qysh në janar, ndërsa pritet të shesë disa nga lojtarët e huaj që mori këto dy vite.
Rashica ndërkohë pëlqehet shumë te Trabzonspor, skuadër kjo që në verë e huazoi Ernest Muçin po ashtu nga Besiktasi. Klubi po konsideron të tentojë një huazim të ngjashëm me opsion blerje në fundin e sezonit.
Rashica ka një lidhje të fortë me Muçin dhe gjithnjë në bazë të raportit, nuk do ta refuzonte largimin nga Besiktas, meqenëse edhe një numër i caktuar i tifozëve i janë kthyer kundër.
Kujtojmë, sulmuesi kosovar ishte pranë largimit edhe verën e kaluar, me Borussia Monchengladbach si opsion por marrëveshja dështoi në fund shkaku që u lëndua disa ditë pa përfunduar afati kalimtar veror.






