31.2 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Milosavljeviç: Lironi serbët, policia Kosovës të largohet nga veriu!

- Advertisement -

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sergjan Milosavljeviç u ka bërë thirrje serbëve të protestojnë në mënyrë paqësore.

Gjatë tubimit të sotëm, ai përsëriti kërkesat për lirimin e serbëve të arrestuar gjatë incidenteve të fundit në Zveçan, transmeton Indeksonline

Ai kërkoi përsëri tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu i Kosovës dhe mos lejimi i hyrjes së kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat komunale.

“Kemi informacione se avokatët e tyre janë në terren dhe presim reagime nëse do të lirohen. Ne jemi të njohur si një komb paqësor”, tha ai.

Milosavljevic u bëri thirrje qytetarëve të mbledhur që të protestojnë në mënyrë paqësore.

Të ngjashme

Të fundit