8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Militarizimi i gjuhës së qeveritarëve, Quni: Gjasat për luftë janë shumë të vogla

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni i ftuar në DPT te Fidani i ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit e tij për një luftë të mundshme.

Ai tha se gjasat për një luftë të tillë janë minimale dhe se deklarata të tilla e krijojnë tek qytetarët një ndjenjë se duhet të përgatiten për ditë të këqija.

“Cdo qeveri që është përgjegjëse për funksionaliyimin e shtetit ndër të tjera përveç shëndetësisë arsimit, rendit e ligjit do të duhej të angazhohej për mbrojtjen e kufijve, qytetarëve dhe të gjitha atributeve që i ka një shtet. Duhet ti ketë të ngritura strukturat e e sigurisë nga fusha e inteligjencës, policisë dhe ato ushtarake. Këto janë detyra të nënkuptueshme të çdo shteti përkundër që kanë stabilitet e politika paqësore. Tani nëse e analizojmë deklaratën tonë në hapësirat tona, në këtë ambient do të thotë kushtet kur ne kemi tema të nxehta në raportet Kosovë-Serbi, ndërmjetësimin e BE dhe SHBA., praninë e NATO. kur janë të gjitha përpjekjet për krijimin e paqes të përmendet lufta apo të militarizohet gjuha del jashtë kuptimit. E krijojnë një ndjenjë te qytetarët se duhet të përgatiten për ditë më të këqija. Tani sa janë gjasat që të ndodhë një luftë reale mes Kosovës e Serbisë, gjasat janë shumë të vogla.”, tha Quni.

Ai tha Serbia e ka për obligim që për çdo lëvizje, manovër në terren e kanë obligim ta raportojnë në selinë e NATO.

“Ata janë të detyruar të njoftojnë se e çfarë natyre është ajo lëvizje.”, tha Quni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit