Militantët e VV-së nisin propagandën, djali i Adem Demaçit e demanton njërin prej tyre duke i thënë: “Është lajm i rremë”

- Advertisement -

Eksponentët e VV-së dhe militantët e tyre kanë nisur fushatën propagandistike ndaj kundërshtarëve politikë.

Së fundmi, përmes një strategjie të re propagandistike, po vendosin citate të rreme mbi personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Një citat të rremë, një militant i Vetëvendosjes me emrin Elez Neziraj e ka vendosur mbi foton dhe emrin e Shqiptar Demaçit, djalit të simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçit.

“Ky ‘puç’ i orkestruar mes zyrës që duhet të ishte simbol i unitetit dhe partive që humbën besimin e popullit është prova e fundit e rezistencës së sistemit të vjetër ndaj ndryshimit. Albin Kurti nuk është vetëm: ai ka prapa vullnetin e pathyeshëm të qytetarëve që nuk pranojnë kthimin prapa në epokën e pazareve”, thuhet në citatin e rremë, të cilin e ka demantuar Shqiptar Demaçi.

“Është i rrejshëm (fake) ky citat, sepse s’kam shkruar e as thënë gjë deri tani. Se kush na qenka ky Elez”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, Shqiptar Demaçi.

Të ngjashme

Të fundit