10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro

- Advertisement -

Themeluesi i partisë në pushtet të Gjeorgjisë dhe ish-kryeministri, Bidzina Ivanishvili, deklaroi se do të dhuronte 30 milionë lari gjeorgjian (10.7 milionë euro) për ekipin e futbollit, pasi ata ia dolën të bënin një sensacion duke kaluar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Euro 2024.

Në një deklaratë, partia e tij “Ëndrra Gjeorgjiane”, shkruan se Ivanishvili uroi ekipin dhe premtoi para nga fondacioni i tij bamirës për atë që ai e quajti “fitore të ëndrrave historike”.

Ivanishvili, i cili ka një pasuri prej 4.9 miliardë eurosh, premtoi 10 milionë euro shtesë nëse Gjeorgjia mund Spanjën në raundin e 1/16-të të dielën.

 

I lindur në Gjeorgji, Ivanishvili e bëri pasurinë e tij në Rusi në vitet 1990, përpara se të kthehej në shtëpi dhe të themelonte partinë “Ëndrra Gjeorgjiane” në vitin 2011.

Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2012 dhe shërbeu si kryeministër për një vit, përpara se t’ia dorëzonte atë një pasardhësi të zgjedhur.

Megjithëse partia Ëndrra Gjeorgjiane thotë se është pro-perëndimore dhe mbështet anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe aleancën ushtarake të NATO-s, kritikët gjeorgjianë dhe perëndimorë e akuzojnë Ivanishvilin për pikëpamje autoritare dhe pro-ruse.

Kujtojmë se në Euro 2024, Gjeorgjia humbi nga Turqia (3-1), barazoi me Çekinë (1-1) dhe mundi Portugalinë (2-0).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit