Miliarderi rus, Oleg Deripaska, ka paralajmëruar se e gjithë bota do të jetë ndryshe pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Themeluesi rus i kompanisë gjigante të aluminit tha se paqja është domosdoshmëri për Ukrainësn në këto momente të vështira, shkruan Skynews.
Deripaska, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, është në listën e oligarkëve të sanksionuar nga Perëndimi, si ndëshkim për hyrjen e ushtrisë rusë në territorin e Ukrainës.
Sot është gdhirë dita e 12 e luftimeve në Ukrainë. Rusia vijon përpjekjet për të hyrë në zemër të Kievit dhe për të marrë në dorë kontrollin e qytetet dhe rrjedhimisht edhe të gjithë Ukrainës. Deri më tani rezistenca ukrainase ka bërë që ushtria ruse të pësoje humbje të mëdha. Sot pritet një raund i tretë bisedimesh.
Por çfarë po ndodh në Ukrainë?
-Rusia thotë se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve – kjo vjen disa ditë pasi përpjekjet e ngjashme në Mariupol dështuan pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord, sipas Ukrainës.
-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje të re.
-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
-Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv.
-Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.
-Çmimet e naftës janë rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA tha se po diskutonte një embargo të mundshme ndaj furnizimeve ruse me aleatët e saj