Artistja e njohur Miley Cyrus ka pozuar topless në mediat e saj sociale duke tërhequr jo pak vëmendjen e fansave.
30-vjeçarja mund të shihet duke kënduar nga dushi dhe me këtë mënyrë ajo ka zgjedhur të prezantojë projektin e ri muzikor që pritet të jetë gati më 13 Janar.
Sipas asaj që ka shkruajtur vetë këngëtarja kënga e re do të titullohet “Flowers”.
Por ajo çfarë u ka rënë në sy fansave është se data 13 janar kur edhe do të publikohet kënga e re përkon me ditëlindjen e 33-të ish-bashkëshortit të saj Liam Hamsworth.
Shumë fansa besojnë se kjo nuk mund të jetë një rastësi. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse kjo zgjedhje ka qënë rastësore apo e qëllimshme nga artistja.
Miley u fejua me Liam në Maj 2012, por ata u ndanë në Shtator 2013, përpara se të ribashkoheshin në 2016. Çifti u martua në Dhjetor 2018, dhe divorci i tyre u finalizua në Janar 2020.