9.3 C
New York
Monday, October 27, 2025

Buy now

Miley Cyrus mahnit në eventin e Maybelline me një dukje provokuese dhe elegante

- Advertisement -

Miley Cyrus shkëlqeu në Los Angeles, gjatë festës së lançimit të Maybelline x Miley, ku u shfaq me një xhaketë të zezë me dekolte të thellë, pa asgjë poshtë.

Fituesja e çmimit Grammy festoi rolin e saj si ambasadore globale e markës dhe prezantimin e buzëkuqit të ri Maybelline Serum.

Artistja 32-vjeçare kombinonte xhaketën me pantallona të zeza elegante, një gjerdan të gjatë argjendi dhe flokë kaçurrela të lëshuar, ndërsa grimi i saj ishte natyral dhe i sofistikuar, shkruan DailyMail.

Ajo pozoi me vetëbesim në tapetin e kuq dhe më pas ndau momente nga eventi edhe në Instagram, me mbishkrimin: “Ndoshta është MILEY”.

Cyrus u bë fytyra e Maybelline në shtator, duke regjistruar edhe një version personal të frazës ikonike të markës.

Ajo thotë se grimi e ndihmon të shprehë artin dhe identitetin e saj: “Nuk mund ta ndash grimin nga muzika të dy përforcojnë të vërtetën time artistike”.

Këngëtarja është gjithashtu duke përgatitur një projekt të ri muzikor: një këngë origjinale për filmin “Avatar: Fire And Ash”, që del në dhjetor.

Ajo ka treguar se projekti ka një domethënie të veçantë për të, pasi ka përjetuar humbjen e shtëpisë së saj gjatë zjarreve në Kaliforni në vitin 2018. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit