E veshur me një fustan të hollë me korse dhe një fund me thekë që nxirrte në pah këmbët e saj të gjata, Miley përçoi elegancë dhe vetëbesim.
Ajo e kompletoi pamjen me taka të larta ngjyrë kafe dhe bizhuteri të vogla argjendi, ndërsa flokët kaçurrela ishin lënë natyrale në një stil të çrregullt dhe modern, shkruan DailyMail.
Cyrus po promovon albumin e saj më të fundit, “Something Beautiful”, i cili u publikua më 30 maj dhe është përshkruar si një projekt vizualisht i thellë, i frymëzuar nga temat e shërimit dhe introspeksionit.
Ndërkohë, një moment i ëmbël dhe ironik ndodhi gjatë një seance autografesh në trotuar.
Një fans që quhet Liam ndau në rrjetet sociale një fotografi të vinilit të firmosur nga Miley, ku ajo kishte shkruar “Liam më i miri” – një thumb i qartë, por me humor, ndaj ish-bashkëshortit të saj të famshëm, aktorit Liam Hemsworth.
Kujtojmë se marrëdhënia e çiftit filloi në vitin 2010 gjatë xhirimeve të filmit The Last Song, duke kaluar nëpër ndarje dhe ribashkime, për të përfunduar përfundimisht në janar 2020, pas më pak se një viti martesë.
Prej asaj kohe, Miley ka reflektuar shpesh për raportin e tyre nëpërmjet muzikës, duke përfshirë edhe insinuata për pabesi.
Aktualisht, këngëtarja është në një lidhje me Maxx Morando, bateristi i grupit Liily dhe një nga producentët e albumit të saj të ri.
Me paraqitjen e saj më të fundit dhe suksesin e albumit, Cyrus vazhdon të jetë një nga yjet më të spikatur të skenës muzikore dhe kulturore, duke provuar se transformimi i saj artistik është gjithnjë në evoluim. /Telegrafi/