Në media sot është raportuar se Fisnik Osmani, kryeshef i ndërmarrjes “Termokos”, dhe asamblisti i LDK-së, Milazim Vitija, janë përjashtuar nga partia.
Milazim Vitija, tha se nuk është përjashtuar nga partia, por nga grupi i asamblesë së partisë.
“Më kanë përjashtuar prej grupit të asamblesë së LDK-së në Prishtinë, por jo nga partia. Arsyeja është se isha i padëgjueshëm”, tha ai Vitija.
Në anën tjetër, Osmani ” ka shkruar se nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këto raportime.
“Nuk kam asnjë njoftim lidhur me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale. Unë jam Kryeshef Ekzekutiv i NP Termokos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e komunës Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes po punojmë që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim”, ka thënë Osmani.
Ai po ashtu tha se: “Partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd”.