Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar rezultatin e dobët të Kosovës në testin PISA.
Sipas profesorit Krasniqi, faji për këtë rezultat është i të gjitha qeverive.
“Ata që çuditen me rezultatet e reja katastrofale në PISA, ose janë të padijshëm, ose janë mashtrues. Pse? Sepse për rezultatin katastrofal nuk është faji i një qeverie, po i të gjitha qeverive. Nuk është faji i një ministreje, po i të gjithë ministrave deri sot. Ndaluni e mendoni drejt: kush i ka hartuar planprogramet mësimore? Kush i ka miratuar librat shkollorë?” – shkroi Krasniqi.