Home Lajme Milatoviq: Të ketë zgjedhje të reja në veri dhe të përmbushen kushtet për Asociacionin

Milatoviq: Të ketë zgjedhje të reja në veri dhe të përmbushen kushtet për Asociacionin

0
Milatoviq: Të ketë zgjedhje të reja në veri dhe të përmbushen kushtet për Asociacionin
Podgorica, 4. aprila 2023 - Novoizabrani predsednik Crne Gore Jakov Milatović rekao je danas, odgovarajući na pitanje da li će ta zemlja razmatrati odluku da se priključi Otvorenom Balkanu, da je to nešto čime treba da se pozabavi naredna vlada koja će, kaže, biti rezultat novog saziva Skupštine Crne Gore. FOTO TANJUG/STRAHINJA AĆIMOVIĆ/ bs

“Zgjedhje të reja në katër komunat veriore dhe mëpastaj përmbushja e parakushteve për formimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. Kështu shprehet Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, duke folur për tensionet në pjesën veriore të Kosovës dhe nevojës për shtensionim, derisa shtoi se Mali i Zi ka qëndrim të njëjtë me atë të Bashkimit Evropian.

“Mendoj se kemi qëndrim identik në këtë çështje me Bashkimin Evropian, që në mënyrë që të ketë depërshkallëzim të situatës, është e domosdoshme të ketë zgjedhje të reja në veri të Kosovës dhe që parakushtet në lidhje me formimin e Asociacionin e Komnave të banuara me shumicë serbe të përmbushen, si hap më tej drejt shtensionimit”, ka thënë Milatoviq në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Mia”.

Tutje, ai shpreht se sa i përket Podgoricës zyrtare, ata janë në mbështetje të plotë të Dialogut të Lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj se ne me të vërtetë kemi nevojë për një Ballkan Perëndimor të prosperuar dhe të qëndrueshëm si pjesë e BE-së”, theksoi Milatoviq në një intervistë në margjinat e Forumit për Dialog të Prespës, që mbahet sot dhe nesër në Strugë.

Exit mobile version