Sulmuesi anglez, Marcus Rashford i cili është lënë në periferi të skuadrës dhe nuk ka marrëdhënie të mira me Ruben Amorim, mund të largohet nga Manchester United.
Milani është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së tij, por kushtet për transferimin duken të jenë dy: që “Djajtë e Kuq” të marrin pjesë në mënyrë të rëndësishme në pagesën e rroges dhe që transferimi të ndodhë në formë huazimi.
Edhe klube të tjera kanë treguar interes për të, por fakti që Milani është përfshirë tregon se skuadra e Conceicao është në kërkim të një sulmuesi.