Milani duket se tashmë e ka kthyer krejt vëmendjen kah sulmuesi i Liverpoolit, Darëin Nunez.
Sipas Gianluca DiMarzio, klubi italian e ka sulmuesin uruguaian si objektivin kryesor të merkatos.
Bisedimet me lojtarin kanë nisur dhe Milani pritet të bëjë një lëvizje konkrete.
Nunezi shihet si përforcimi ideal për repartin ofensiv në sezonin e ri.