Milani ka barazuar në “San Siro” ndaj Feyenoordit me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara më e rëndësishme për klube.
Milani e nisi fuqishëm pasi kishte pësuar humbje në Holandë me rezultat 1-0, gjë që i ndihmoi të gjente shpejt golin.
Ishte Santiago Gimenez që nga një top i kthyer me kokë shënoi për 1-0 që në minutën e parë, apo më saktë pas 37 sekondash lojë.
Milani ka mundur në tri raste ta dyfishojë e epërsinë në pjesën e parë, por Joao Felix , Theo Hernandez dhe Rafael Leao lëshuan shumë raste të mira.
Edhe pjesën e dytë, Milani e nisi më mirë, por gjithçka u rrënua, kur Hernandez u fut në zonë dhe simuloi për penallti, ndërsa gjyqtari polak pa menduar dy herë i ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për ta larguar nga fusha.
Kjo i kushtoi Milanit, pasi që Feyenoord në minutën e 73-të, arriti të barazojë rezultatin, me golin e shënuar nga Julian Carranza i cili u asistua nga Hugo Bueno për 1-1.
Malick Thiaë tentoi me një goditje të kthejë epërsinë e kuqezinjve, por portieri Timon Ëellenreuther ishte në vend.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Feyenoordi me meritë kaloi tutje, duke eliminuar Milanin.