Milani po avancon në bisedimet për transferimin e Rasmus Hojlundit nga Manchester United.
Negociatat vazhdojnë me lojtarin i cili është i hapur ndaj projektit të Milanit, shkrua gazetari Fabrizio Romano.
Raportohet se oferta përfshin një huazim me gjashtë milionë euro si tarifë, me opsion blerjeje prej 45 milionë eurosh, ku edhe paga e lojtarit do të mbulohet nga klubi kuqezin.
Igli Tare, që tani drejton transferet te Milani, duket të jetë tejet aktiv me shitblerje këtë verë.