8 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Milani përgatitet për suprizën e merkatos, synon huazimin e Arda Guler

- Advertisement -

Milani vazhdon të eksplorojë merkaton në kërkim të përforcimeve për sulmin dhe tenton të bëjë një lëvizje shumë interesante. Sipas asaj që është raportuar nga mediat italiane, kuqezinjtë në fakt i kanë kërkuar Real Madrid informacion në lidhje me Arda Güler.

Dëshira është që 19-vjeçari turk të sillet në Milano me të njëjtën formulë siç është vepruar me Brahim Diaz, po me Real Madrid. Arda Güler te “los blancos” sezonin e ardhshëm nuk ka gjasa të ketë shumë shanse për t’u dukur, pasi do të vijë edhe Kylian Mbappe, transmeton telesport.

Ndaj, hipoteza e një transferimi në Serie A për të luajtur më shumë dhe më pas kthimi në Spanjë, me më shumë përvojë, mund të vijë në kohën e duhur. Trajneri Carlo Ancelotti duket se është dakord, por duhet bindur edhe lojtari, ende me dyshime për aventurën e tij të mundshme në Serie A.

Bisedimet po bën edhe falë Ibrahimovic, që synon të bindë lojtarin për prokin dhe për të dhënë garanci të sakta për planet e kuqezinjve në emër të tij. Nga pikëpamja taktike, Arda Güler mund të jetë shumë i dobishëm për trajnerin Fonseca, për të luajtur role të shumta dhe për të parë golin me një vazhdimësi.

Një talent i ri për të investuar dhe për të vënë bast për të maksimizuar rritjen pa vënë një dorë të rëndë në portofolin e Milan. Pak si ajo që ndodhi me operacionin Brahim Diaz, të cilin ata do të donin ta përsërisnin në Milanello.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit