AC Milan thuhet se ka ofruar 12 milionë funte drejt Chelseat për shërbimet Christian Pulisicit.
Skuadra italiane tashmë ka dërguar ofertën e parë zyrtare, pasi anglezi është objektivi i tyre primar për sulmin.
Amerikani ka arritur marrëveshje me Milanin, për sa i përket pagës dhe ka mbetur të zgjidhet vetëm ajo në mes dy klubeve.
Pulisic ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024. Më herët është raportuar se Chlesea ka kërkuar 20 milionë funte për të, por Milani ka shpresë se do e ulë çmimin e kërkuar.
Rossonerët dëshirojnë që ta ribashkojnë Pulisicin me ish-bashkëlojtarin Olivier Giroud.
Milani tanimë ka ndërtuar raporte të shkëlqyera më klubin londinez, duke e transferuar Fikayo Tomorin dhe së fundmi Ruben Loftus-Cheekin.