13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Milani mposhtet si vendas nga Atalanta, rrezikon Europën

- Advertisement -

Me disfatën e pësuar të dielën mbrëma 1:0, Milani rrezikon seriozisht kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Milani pas 33 ndeshjeve të luajtura ka 51 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Atalanta në pozitën e tretë ka 64 pikë.

Vendi i fundit që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës është i gjashti. Aktualisht Roma është në atë pozitë me 57 pikë.

Deri në fund të kampionatit në Serie A kanë mbetur edhe pesë xhiro.

Berat Gjimshiti që aktivizohet rregullisht tek Atalanta pësoi lëndim dhe u largua nga loja. Kapiteni i Shqipërisë u zëvendësua në minutën e 59-të.

Vetëm tre minuta më vonë, Atalanta ndërtoi aksion shumë të mirë që në fund në gol u konkretizua nga sulmuesi brazilian, Ederson.

Milani të mërkurën tani luan si mysafir i Interit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Ndeshja e parë u mbyll 1:1.

Të ngjashme

Të fundit