Milani ka fituar 4-0 në ndeshjen ndaj Salzburgut në kuadër të Champions League.
“Kuqezinjtë”, falë këtij triumfi, kanë arritur të kualifikohen në fazën me eliminim direkt të këtij kompeticioni.
Sa i përket ndeshjes, golat u shënuan nga Olivier Giroud (x2), Krunic dhe Messias.
Milani kualifikohet si e dyta e grupit, pas Chelseat që arriti po ashtu fitore ndaj Dinamo Zagreb, për ta mbajtur kreun.