13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Milani mposht Romën

- Advertisement -

Mund të quhet një fitore e madhe për vendasit, mirëpo për teknikun, Jose Mourinho, mund të përkthehet edhe në shkarkim nga detyra. “Djajtë” e Milan kanë zhvilluar një performancë fantastike mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “mitikun” e tyre, “San Siro” kanë mposhtur me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Roma-s.

Golat e treshes franceze, Yacine Adli, Olivier Giroud e Theo Hernadez, në minutat 11’, 56’ e 84’ kanë nxjerrë totalisht të “pavlefshme”, penalltinë e përkthyer në gol, nga “fantazisti” argjentinas, Leandro Paredes, në minutën e 69’-të të sfidës, e cila u duk thjesht si një “gol nderi”.

Falë këtij rezultati, “Kuqezinjtë” e teknikut, Stefano Pioli ngjiten në kuotën e 42 pikëve, vetëm 4 pikë më pak se Juventus i vendit të 2-të dhe plot 8 pikë më shumë se Fiorentina e vendit të 4-t, duke qëndruar komod në një vend në zonën “Champions”, ndërsa skuadra e Roma-s mbetet në vendin e 9-të të renditjes, me vetëm 29 pikë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit