Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A të Italisë.
Të dielën mbrëma, në stadiumin “San Siro”, Milani mposhti me rezultatin minimal 1:0 skuadrën e Lecces.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi gjerman Nicklas Fullkrug, për të cilin është goli i parë me fanellën e Milanit.
Fullkrug realizoi në minutën e 76-të, tre minuta pasi u inkuadrua në lojë në vend të Christian Pulishiqit. Gjermani golin e shënoi pas asistimit të Alexis Saelemakers.
Me këtë fitore, Milani mbanë hapin me skuadrën e Interit në krye të tabelës.
Aktualisht, Milani është i dyti në tabelë me 44 pikë të mbledhura, pesë më pak se Interi që është lider.
Skuadrës së Lecces në ndeshjen kundër Milanit, i mungoi mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha që ende nuk është rikuperuar nga lëndimi.
Ndërkohë, Ylber Ramadani u aktivizua deri në minutën e 85-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Berisha ende nuk është rikuperuar nga lëndimi, ndërsa Ramadani ishte i suspenduar.






