Milani ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Golin e parë e realizoi Ismael Bennacer, në minutën e 17’. Ndërsa golin e dytë e shënoi Theo Hernandez, i cili i vetëm dribloi të gjithë dhe në fund gjeti cakun.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ani se mysafirët tentuan disa herë.
Në pjesën e dytë, Milani e menaxhoi lojën dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin final 2-0.
Milani pas fitores kthehet në vendin e katërt me 61 pikë, pas 34 ndeshjeve, teksa Laizo renditet në pozitën e dytë me 64 sosh.