Milani ka shënuar fitore ndaj Atalantës në kuadër të javës së 24-të në Serie A.
“Rossonerët” triumfuan 2:0 kundër ekipit nga Bergamo në stadiumin “San Siro”.
Epërsinë Milanit ia dhuroi futbollisti i Atalantas, Musso që shënoi autogol në minutën 25-të.
Golin e sigurisë dhe të fundit në këtë përballje e konkretizoi Messias në minutën e 86-të.
Milani me këtë fitore është në vendin e tretë me 47 pikë. Atalanta ka gjashtë pikë më pak në pozitën e gjashtë.