Milani ka shënuar fitore ndaj Napolit me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Theo Hernandez, në minutën e 25’, pas një asistimi nga Rafael Leao.
Në pjesën e dytë, napolitanët u munduan që ta gjenin golin e barazimit por pa arritur dot.
Kështu Milani pas fitores mbetet në vendin e tretë me 52 pikë, duke iu afruar Juventusin në vetëm një pikë për pozitën e dytë, e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.