Milani ka bërë hap mbrapa në luftën për titull në Seria A, pasi ka barazuar me Bolognan me rezultat 2:2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me anë të Zirkzees në minutën e 29-të të ndeshjes, ndërsa Giroud dështoi nga pika e bardhë në minutën e 42-të.
Por, pavarësisht huqjes së Giroud, pjesa e parë u mbyll baras, pasi në minutën e 45-të, Loftus Cheek shënoi për 1-1.
Milani e huqi edhe një tjetër penallti në minutën e 74-të, ku Theo Hernandez nuk arriti ta konkretizojë në gol, ndërsa gjuajtjen e tij e ndali shtylla.
Epërsinë e parë në ndeshje Milanit ia dha Loftus-Cheek, i cili shënoi për të dytën herë, ndërsa golin e barazimit, Bologna e gjeti tek në minutën e 92-të, ku nga pika e bardhë shënoi Orsolini.
Me këtë barazim, Milani gjendet në pozitën e tretë me 46 pikë, shtatë më pak se Juventusi që është në pozitën e parë dhe pesë më pak se Interi që është në vendin e dytë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.