Milani e ka mposhtur Udinesen në një ndeshje mjaft të vështirë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë me anë të Loftus-Cheek në minutën e 31-të të takimit.
Ndërsa, në minutën e 42-të ishte Samardziq ai që barazoi gjithçka, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në minutën e 62-të, Udinese kaloi sërish në epërsi me anë të Thauvin, ndërsa Luka Joviq barazoi shifrat në minutën e 83-të.
Kurse, në minutën e 93-të të ndeshjen, golin e fitores ia dhuroi Milanit Okafor.
Me këtë fitore, Milani është në vendin e tretë me 45 pikë, gjashtë më pak se Interi që është në krye të tabelës me 51 pikë dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.