Olivier Giroud ka vendosur të mbetet te Milani, së paku edhe për një sezon tjetër.
Sulmuesi francez ka shfaqur formë fantastike këtë edicion me “Rossonerët”, ku është viti i tij i dytë që po e kalon në “San Siro”.
Duke marrë parasysh se kontrata i skadonte në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kuqezi kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër.
Ka qenë Fabrizio Romano që ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2024.
Nga kontrata e re me Milanin, Giroud do të fitoj pagë vjetore prej 3.5 milionë eurove neto.
36-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje zyrtare me Milanin ku ka realizuar 12 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë.