Milani ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Serie A, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli shënoi fitore në udhëtim te Hellas Verona me përmbysje të rezultatit.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Marc’Antonio Bentegodi” ka përfunduar me rezultatin 1:3, shkruan Gazeta Express.
Sandro Tonali (45+3’, 50’) dhe Alessandro Florenzi (86’) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”.
Kurse, golin e vetëm për vendasit e shënoi Davide Faraoni (38’).
Milani edhe pas javës së 36-të vazhdon të jetë lider në tabelë. Kjo skuadër tani ka 80 pikë, dy më shumë se Interi.
Hellas Verona renditet e nënta me 52 pikë.