Milani nuk ka arritur të fitojë në transfertë te Atalanta, pas barazimit 1-1.
Samuel Ricci shënoi për avantazhin e Kuqezinjve në minutën e katërt.
Ademola Lookman realizoi golin e barazimit në minutën e 15-të.
Me tri barazime në katër ndeshjet e fundit, Milani rri i treti me 18 pikë, tri më pak se Napoli në të parin.






