1.3 C
New York
Sunday, March 1, 2026

Buy now

Milan thyen mallkimin 33-vjeçar në Cremona, fiton një javë para derbit ndaj Interit

- Advertisement -

Milan mori një fitore me peshë në udhëtim duke mposhtur US Cremonese me rezultat 0:2.

Kuqezinjtë zgjidhën gjithçka në fund të takimit, duke treguar pjekuri dhe durim në një ndeshje që për shumë minuta u duk e bllokuar.

Golin e parë e realizoi Pavlovic, i cili zhbllokoi sfidën në momentin më të vështirë për mysafirët, ndërsa pak minuta më vonë Rafael Leao vulosi triumfin me një kundërsulm të shpejtë, duke shuar përfundimisht shpresat e vendasve.

Kjo ishte fitorja e parë e Milanit në Cremona pas plot 33 vitesh, një sukses që ka edhe vlerë historike për klubin nga Milano.

Tri pikët e marra e mbajnë Milanin në vendin e dytë në tabelë.

Tashmë vëmendja zhvendoset te derbi i madh i qytetit, ku një javë më vonë i pret përballja me Inter në Derbi della Madonnina, një sfidë që mund të peshojë shumë në fatin e sezonit.

Të ngjashme

Të fundit