5.4 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Milan ofron 35 milionë euro për De Jong

- Advertisement -

Milan po lëviz në shumë fronte këtë merkato janari dhe emri surprizë që ka ardhur sot është ai i mesfushorit holandez Frankie De Jong, që luan me Barcelonën. Një përforcim i rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas “El Nacional”, klubi kuqezi i ka paraqitur drejtorit sportiv të klubi “blaugrana” Deco një propozim prej 25 milionë eurosh, të cilit do t’i shtohen edhe 10 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet dhe objektivat e ekipit.

Për momentin, oferta është refuzuar nga katalanasit, të cilët do të donin të paktën 45 milionë euro për të lënë të lirë De Jong. 27-vjeçari është në sezonin e tij të gjashtë me Barcelonën, por i rikthyer vonë nga dëmtimi ka luajtur shumë pak.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026 me katalanasit dhe këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të saj. Ndaj dhe Milan po mundohet ta mbyllë që në janar këtë marrëveshje, ndërkohë që te Barcelona përpiqen të përfitojnë sa më shumë për të përballuar problemet financiare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit