Milani ka fituar ndeshjen e xhiros së tretë ndaj Bolognas.
Kampioni në fuqi lehtësisht ka arkëtuar tre pikët e reja, pasi mposhti 2:0 Bolognan.
Gjatë gjithë takimit performancë më të mirë zhvilluan Milani.
Rafael Leao shënoi golin e parë për ekipin e tij, në minutën e 21`.
Përkundër iniciativës për dyfishimin e rezultatit në pjesën e parë, gola më nuk u realizuan.
Edhe në 45 minutat e tjerë ‘Rossonerët’ po kërkonin golin.
Po rridhte minuta e 58` kur pas një asistimi të portugezit, Leao, Oliver Giroud shënoi një gol të bukur.
Me këtë fitore Milani merr përkohësisht kreun e tabelës me shtatë pikë, kurse Bologna ka një.