Milan ka marrë fitore të madhe përballë Atalanta.
Skuadra e Milan ka vënë njërën dorë mbi titullin kampion, pas fitores 2:0 ndaj Atalanta.
Lojtarët e Stefano Pioli shënuan fitore me golat e Rafael Leao dhe Theo Hernandez.
Goli i Leao u shënua në minutën e 56’, kurse Theo fundosi Atalantan me golin e minutës së 75’.
Milan shkon tashmë në 83 pikë në pozitën e parë, dhe është vetëm një pikë larg titullit.
Nëse Inter gabon sonte, Milan shpallet skuadër kampione në Itali.