AC Milan më shumë vështirësi ka fituar një pikë në udhëtim te Sassuolo.
Edhe pse mysafirët ishin më dominues në posedim, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 3:3.
Vendasit e nisën për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Andrea Pinamonti që shënoi një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë.
Sassuolo vazhdoi të dominonte me Armand Laureiente që dyfishoi epërsinë, pasi u gjend në vendin e duhur (10’).
Milani u këndell falë Rafael Leaos që shënoi një gol të bukur solo për ta ngushtuar epërsinë (20’).
Megjithatë, Sassuolo riktheu epërsinë e dyfishtë përmes Lauriente sërish, që shënoi një tjetër gol të bukur (53’).
Sidoqoftë, Milan s’u dorëzua duke ngushtuar prapë rezultatin. Këtë herë ishte Luka Jovic (59’).
Në fakt, Milani shënoi sërish përmes Chukwueze megjithatë u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Heroi doli të jetë Okafor që shënoi pas një aksioni të shpejtë të “Rossonerëve” (86′).
Kësisoj, Milan mbetet në pozitën e dytë me 69 pikë ndërsa Sassuolo ngjitët në pozitën e 16-të me 27 sosh.