Milan e ka shmangur në çastet e fundit humbjen nga Salernitana.
Ndeshja e xhiros së shtatëmbëdhjetë në Serie A e zhvilluar në “Stadio Arechi” është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2.
Milan e ka gjetur golin shpejt me Tomori (17′), por vendasit kanë barazuar shpejt me Fazio (42).
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë është pritur që skuadra e Stefano Pioli të reagojë, por ka qenë ekipi i trajnerit Filippo Inzaghi që ka krijuar epërsi me golin e Candreva (63′).
Krejt çfarë ka mundur të bë Milan ka qenë barazimi i rezultatit në limitet e kohës. Jovic (90 + 1′) me realizimin e tij ka bërë që Milan të nxjerrë një pikë.
Pas kësaj ndeshje, në tabelën e kryesuar nga Inter, Milan gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Salernitana në vendin e fundit.