3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Milaim Zeka tërhiqet nga RTK-ja: Klasa e re politike ka për qëllim shuarjen e mediumit publik

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se duke i parë zhvillimet në Radio Televizionin e Kosovës ka vendosur që të jap dorëheqje nga vendi i tij i punës.

Zeka ka shkruar se klasa e re politike ka për qëllim shuarjen e këtij mediumi publik. Madje, ka krahasuar situatën aktuale në Ukrainë duke thënë se sikurse Putini që po bënë luftë me të gjithë, edhe “çlirimtarët” e 14 shkurtit po e zgjerojnë frontin e luftës.

Kujtojmë se para pak javësh, me vendim të ushtruesit të detyrës të RTK-së,  Zeka është suspenduar përkohësisht nga puna.

Ndërsa, Zeka ka thënë se rrugëtimi i tij do të jetë me mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe vendet e tjera perëndimore, teksa ka falënderuar të gjithë koleget që ka punuar që 20 vite.

https://www.facebook.com/100010561562194/posts/1632891040406266/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit