23.8 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Milaim Zeka: Me sy mbyllur do t’i arrestoja Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin për tradhti kombëtare

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti politik Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të ashpër në adresë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i akuzuar për, siç u shpreh ai, “tradhti kombëtare”.

Në një paraqitje në emisionin Kosova Live në T7, Zeka tha se po të kishte mundësi, do t’i arrestonte të dy liderët pa hezitim.

“Unë me sy mshelë e kisha arrestu Vjosa Osmanin edhe Albin Kurtin nën akuzën për tradhti kombëtare. Tradhtia kombëtare është se e kanë izolu Kosovën, e kanë vënë në sanksione Kosovën. Vjosa Osmani është dashtë me dhanë dorëheqje”, u shpreh Zeka.

Ai e kritikoi ashpër udhëheqjen aktuale të vendit për situatën ndërkombëtare të Kosovës, duke i bërë përgjegjës për izolimin diplomatik dhe masat ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Të ngjashme

Të fundit