3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Milaim Zeka: Kryetar i Zajednicës do të bëhet Milan Radojçiq

- Advertisement -

Analisti politik, Milaim Zeka në “Politiko” ka zbuluar se ka disa informacione që serbi, Milan Radojçiqi do të jetë kryetar i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“S’ka fije dyshimi që Gjykata s’është politike. Jemi në një fazë të dialogut, ku të hënën do të takohen kryeministri me Vuçiqin e sot edhe ministrja e Jashtme sllovene tha se duhet të bëhet Asociacioni. Nga takimet e mija me ndërkombëtarët që kam pasur këto ditë, e di diçka, jo që do të bëhet Asociacioni, por nesër nuk do të befasohemi kur kryetari i Zajednicës së Albin Kurtit do të jetë Milan Radojçiqi. Ka me pas befasi. Kam informacione që Milan Radojçiqi ka me u bë kryetar.”, ka thënë Zeka.

Tutje, Zeka ka thënë se do të ketë kompromise të dhimbshme dhe jemi në një situatë të ndjeshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit