Gazetari Milaim Zeka ka bërë deklarata të ashpra ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, duke e akuzuar atë dhe familjen e saj për lidhje të ngushta me regjimin e Enver Hoxhës.
Sipas Zekës, pas vrasjes së Isuf Gërvallës, familja e saj ishte shpërngulur në Tiranë dhe kishte jetuar në kushte të privilegjuara, duke qenë pjesë e elitës së mbështetur nga regjimi komunist, njofton Klankosova.tv.
Zeka përmend se në vitin 1983, Donika Gërvalla dhe familja e saj kishin qenë në tribunën kryesore pranë Enver Hoxhës, një kohë kur ai vetë i kishte dërguar 75 karafila udhëheqësit komunist.
Ai e cilëson familjen Gërvalla si “super të privilegjuar” gjatë atij regjimi dhe ngre dyshime për jetën politike të Donikës pas shpërnguljes së saj në Gjermani, duke sugjeruar se aktivitetet e saj politike kanë qenë të diskutueshme.
”Donika Gërvalla, së bashku me nënën dhe familjen e saj, kanë qenë ndër njerëzit më të privilegjuar të Enver Hoxhës”.
Pas vrasjes së Isuf Gërvallës, familja është shpërngulur në Tiranë. Në vitin 1983, ajo ka qenë pranë Enver Hoxhës në tribunë, kur unë i kam dërguar 75 karafila”.
Familja e saj ka qenë një ndër familjet më të privilegjuara akademike. Më pas, kur Donika ka shkuar në Gjermani, jeta e saj politike ka qenë shumë e dyshimtë, tha Zeka në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Për detajet, ndiqeni videon e mëposhtme: