16.2 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

“Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar”-Reagon Clinton pasi Biden u diagnostifikua me kancer në prostatë

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës, i cili është përhapur në eshtra.

Pas këtij lajmi të hidhur ka reaguar edhe ish-presidenti Bill Clinton.

Ai deklaroi se miku i tij Joe Biden, ka qenë gjithmonë një luftëtar.

“Miku im Joe Biden ka qenë gjithmonë një luftëtar. Unë dhe Hillary po e mbështesim dhe po e mbajmë atë, Jill-in dhe të gjithë familjen në mendimet tona”, deklaroi Clinton.

Në SHBA, kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

 

 

Të ngjashme

Të fundit