28.4 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Mikela dhe Efi i japin fund miqësisë? Veprimi i vajzave që ngriti dyshimet

- Advertisement -

Miqësia e Efi Dhedhes dhe Mikela Pupës është komentuar herë pas here nga fansat e tyre. Shpesh këta të fundit kanë dyshuar se shoqëria mes vajzave ka përfunduar, por ato e kanë hedhur poshtë duke thënë se për shkak të angazhimeve të tyre nuk takohen shpesh.

Madje Efi ishte e ftuar edhe te festa që Mikela bëri disa javë më parë kur zbuloi gjininë e bebit që po pret.

Por tani më duket se vajzat nuk janë më shoqe, kjo dhe nga fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga “Instagram”-i, ndonëse ende nuk dihen detaje.

Kujtojmë se Mikela dhe Efi u njohën vite më parë në emisionin “Përputhen” dhe vazhduan për disa vite shoqërinë teksa e quanin njëra-tjetrën motër. E jo vetëm kaq, pasi ato nisën rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën edhe pa Mikelën.

Të ngjashme

Të fundit