5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Mijëra shkrimtarë po kërkojnë nga kompanitë e AI që të respektojnë të drejtat e autorit

- Advertisement -

Mijëra shkrimtarë u kanë kërkuar kompanive të AI që të kërkojnë leje përpara se të përfshijnë vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit në teknologjitë e tyre.

Letra drejtuar OpenAI, Meta, Microsoft dhe kompanive të tjera të AI u nënshkrua nga novelistet fitues të çmimit Pulitzer Jennifer Egan, Michael Chabon dhe Louise Erdrich, si dhe autorë si Jonathan Franzen, Celeste Ng, Nora Roberts dhe Ron Chernow.

“Miliona libra, artikuj, ese dhe poezi me të drejtë autori ofrojnë “ushqim” për sistemet e AI, për të cilat nuk ka asnjë faturë. Po shpenzoni miliarda dollarë për të zhvilluar teknologjinë e AI. Është e drejtë që të na kompensoni për përdorimin e shkrimeve tona, pa të cilat AI do të ishte jashtëzakonisht e kufizuar”, thuhej në letër.

Autorët u kërkuan drejtuesve të AI që të marrin leje për materialin me të drejtë autori në programet gjeneruese të AI dhe të kompensojnë shkrimtarët në mënyrë të drejtë për përdorimin e veprave të tyre në programet e AI

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit