Home Lajme Mijëra protestues duartrokitën Thaçin e Veselin gjatë fjalimit të Memli Krasniqit

Mijëra protestues duartrokitën Thaçin e Veselin gjatë fjalimit të Memli Krasniqit

0
Mijëra protestues duartrokitën Thaçin e Veselin gjatë fjalimit të Memli Krasniqit

Mijëra qytetarë sot ishin të pranishëm në Marshin për Drejtësi, i cili u mbajt për të përkrahur ish-liderët e UÇK-së, teë cilët po mbahen në Hagë.

Dhe teksa po fliste në këtë marsh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shumë qytetarë brohoritën dhe duartrokitën kur Krasniqi u tregoi atyre se këtë marsh po e ndiqnin edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Protestuesit u elektrizuan edhe më shumë kur kreu i PDK-së u kërkoi atyre një duartrokitje edhe më të fuqishme.

“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha Krasniqi.

 

Exit mobile version