25.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Mijëra persona protestojnë para ambasadës së Izraelit në Turqi pas sulmit në një spital në Gaza

- Advertisement -

Shefi i Byrosë për Turqinë, Ragip Soylu ka shpërndarë një video ku shihen mijëra njerëz duke protestuar para ambasadës së Izraelit në Turqi pas sulmit në një spital në Gaza.

“Goditja e spitalit ku ndodhen gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli i fundit i sulmeve të Izraelit pa vlera themelore njerëzore”, ka thënë presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan, ka ftuar “të gjithë njerëzimin të ndërmarrë veprime për të ndaluar brutalitetin e paprecedentë të Izraelit në Gaza”, raporton Anadolu Agency.

Nga ana tjetër, Këshilli izraelit i Sigurisë Kombëtare ka lëshuar një paralajmërim kundër udhëtimit në Turqi dhe Marok.

Sipas paralajmërimit, qytetarët/udhëtarët izraelit mund të jenë objektiva të atyre që janë të zemëruar në luftën e cila po vazhdon mes Izraelit dhe Hamasit.

Të ngjashme

Të fundit