6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Mijëra fansa duan të fotografohen me të, Dua Lipa shoqërohet nga forca të shumta sigurie në New York

- Advertisement -
Dua Lipa u fotografua të hënën teksa u largua nga një studio televizive në New York City mes një turme fansash.

Këngëtarja 28 vjeçare ishte veshur me një bluzë jeshile të lehtë që e kombinoi me xhinse të gjera ngjyrë blu ndërsa po largohej nga studioja e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Dua e përfundoi pamjen e saj me këpucë të zeza të mprehta dhe shkëlqeu e zbukuruar me aksesorë si një zinxhir dhe vathë të gjelbër, shkruan DailyMail.

Këngëtarja ka qenë e zënë duke promovuar këngën e saj më të fundit “Houdini” që e publikoi muajin e kaluar në mbështetje të albumit të saj të tretë që do të publikohet vitin e ardhshëm.

Dua ka publikuar albumin e saj të parë të quajtur “Dua Lipa” në qershor të vitit 2017, i cili përmbante hite si “New Rules”, “IDGAF” dhe “Be The One”.

Ajo fitoi çmimin ‘Grammy’ në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ në shkurt të vitit 2019 në edicionin e 61-të të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’.

Artistja nga Kosova publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit 2020 gjatë pandemisë COVID-19, i cili përmbante gjashtë këngë solo, përfshirë këngën kryesore “Don’t Start Now”.

“Future Nostalgia”, i cili gjithashtu përmbante këngët hit si: “Physical”, “Break My Heart” dhe “Levitating”, fitoi çmimin për ‘Albumin më të mirë të zërit pop’ në mars të vitit 2021, në edicionin e 63-të të ‘Grammy Awards’.

Dua u shfaq për herë të parë në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” në vitin 2016, e cila ishte gjithashtu performanca e saj e parë televizive në ShBA.

Ajo u kthye në dhjetor të vitit 2019 për të promovuar këngën “Don’t Start Now” dhe albumin e saj të dytë pak kohë pasi kishte nisur turneun e saj “Future Nostalgia”.

Ndërsa po dilte nga studioja, Dua ishte rrethuar nga fansat dhe mbrojtur nga truproja e saj dhe oficerët e Departamentit të Policisë së New York-ut.

Ajo ngriti dorën mbrojtëse derisa paparacët ishin afër saj për të bërë fotografi.

Dua ka qëndruar në New York City këto ditë pasi mori pjesë në gala-mbrëmjen vjetore të Muzeut të Akademisë në Los Angeles. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit