-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

‘Mijëra civilë janë torturuar dhe vrarë pa mëshirë nga ukrainasit’, ja si po bën propagandë televizioni rus?

- Advertisement -

Televizioni shtetëror rus sot ka publikuar një video ku pohohet se nacionalistët ukrainas po synojnë të masakrojnë rusët në lindje të vendit, në atë që për shumë analistë shihet si hapi i fundit për të justifikuar fillimin e pushtimit të Ukrainës.

Dmitry Kiselyov, i njohur për propagandën e tij në Rusi, përdori emisionin e tij të lajmeve për të shitur pohimet e tij të paqëndrueshme se ‘Ukraina ka torturuar dhe ka vrarë mijëra civilë në regjionin e Donbass-it’.

Në një rubrik që titullohet ‘ata po përgaditen për të vrarë’, ai përfshiu një intervist të bërë me një luftëtar separatist që alarmon se nacionalistët ukrainas kanë kërcënuar Rusinë se ‘do t’i vrasin, do t’i coptojnë dhe do t’i lidhin fëmijët e tyre me kabllo’.

Taktika pasqyron propagandën ruse që ishte përdorur për pushtimin e Krimeas në vitin 2014, e cila ishte përdorur nga Kremlini për të arsyetuar aksionet ushtarake duke thënë se po ‘mbrojnë’ etnikët rusë që jetojnë në vend, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Numri i ushtarëve rusë në kufirin me Ukrainën ka arritur në 148.000 derisa Washingtoni paralajmëron se pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë të mërkurën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit