Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka dalë me një reagim pas zhvillimeve me çështjen e presidentit.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mihali pretendon se VV nuk bën “kurrë” lojra me çështjet politike.
Sipas saj, është e sigurt “si drita e diellit” që kjo parti nuk ka ikur nga detyrat.
“Sidoqë duket tani situata apo rreshtimi i aktorëve politikë, ajo çfarë është e sigurtë si drita e diellit është se ne nuk kemi ikur asnjëherë nga detyrat. Kur është dashur me protestu e kemi bërë.
Kur është dashur front opozitar e kemi bërë jo njëherë por dy.
Kur është dashur koalicion qeveritar e kemi bërë.
Kur është dashur front i gjerë qytetar dhe qeverisje e mirë e kemi krijuar.
Kur është dashur respektim i votës dhe vullnetit qytetar e kemi nxjerrë në plan të parë” – ka shkruar ajo.
Ajo ka akuzuar partitë opozitare, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po kërkojnë zgjedhje.
“PDK ka kërkuar marrëveshje politike pa emër konkret vetëm me kriterin që emri të vi nga PDK dhe deputetët tanë ta votojnë. Kjo do të thotë qartë: zgjedhje.
LDK qartë dhe publikisht nuk ka qendrim të unifikuar në grupin parlamentar. Mbi 4 deputetë kanë plane të tjera nga lidershipi i partisë. Si pasojë nuk është në gjendje të japë asnjë garanci për veprimet e veta si grup i plotë parlamentar.
Kjo do të thotë: zgjedhje.
AAK ka dashur si kandidat kryetarin aktual të partisë. Ia ka ofruar opozitës dhe as ai nuk ka marrë mbështetje. Për tjetërkënd nuk qendron në sallë. Kjo do të thotë: zgjedhje” – ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:






