5.2 C
New York
Tuesday, November 18, 2025

Buy now

Mihali përsëri sulmon PDK-në: Enver Hoxhaj, dekor për të mos u dukur brutaliteti i Sami Lushtakut

- Advertisement -

Pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar të ri të PDK-së, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali e quajti konventën e PDK-së “episod humoristik” dhe se, sipas saj, situata me Enver Hoxhajn u bë si “dekor për të mos u dukur brutaliteti i Sami Lushtakut”.

“Konventa e PDK është episod humoristik. Ndërsa personalitetet e pakta që i kanë mbetur si prof. Enver Hoxhaj, janë dekor për të mos u dukur brutaliteti i Sami Lushtakut. Bedri Hamza ka humbur dy palë zgjedhje. A do ta lejojë Sami Lushtaku që ta kthej Ramiz Lladrovcin në PDK? Kaq është tema. Memli nuk pati takat”, ka shkruar ajo në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit